E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Emri", Nimiç në fund të muajit në Shkup

I dërguari i posaçëm i OKB-së për çështjen e emrit, Metju Nimiç, do të vizitojë më 25 shkurt Shkupin, ku do të bisedojë me autoritetet lokale për zgjidhjen e kontestit në fjalë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave Nimiç do të vizitojë edhe Athinën, për t'u njohur me pozicionin e autoriteteve greke ndaj çështjes.
Nimiç po planifikon të përshpejtojë procesin e negociatave për emrin, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët.
Sipas burimeve, baza e pakos së re do të jetë sërish emri "Maqedonia Veriore", propozim që mbetet gjithësesi për t'u saktësuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›