Iran, dënohet ish zevëndësministri i jashtëm Aminsadeh
Një gjykatë iraniane ka dënuar ish zevëndësministrin e Jashtëm Mohsen Aminsadeh për shkak të komplotit "për prishje të rendit" për gjashtë vjet. Sipas një njoftimi nga agjensia e lajmeve gjysëmzyrtare ISNA ai u akuzua fajtor për shkak të përhapjes së propogandës kundër regjimit islamik. Aminsadeh ishte gjatë kohës së Presidentit Mohamad Khatami mes viteve 1997 dhe 2005 zevëndësministër i Jashtëm.
Ai është një nga nga më shumë se 100 opozitarët prominentë, të cilëve do t'ju bënin procese për shkak të protestave pas zgjedhjes së diskutueshme presidenciale në qershor. Proceset gjyqsore u dënuan në qarqet opozitare dhe në perëndim si procese fars.