Ukrainë, vëzhguesit ndërkombëtarë vlerësojnë zgjedhjet
Vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë përshkruar zgjedhjet presidenciale në Ukrainë si paraqitje impresionuese e demokracisë. Vëzhgues nga OSBE thanë se vota ishte fitore për këdo në Ukrainë.
Ata i bënë thirrje udhëheqësve të Ukrainës të respektonin vendimin e popullit dhe të përgatiteshin për një transferim paqësor të pushtetit.
Komisioni elektoral në Ukrainë thotë se udhëheqësi i opozitës, Viktor Janukoviç, po shkon drejt një fitore të ngushtë në zgjedhjet presidenciale.
Me më shumë se 95% të votave të numëruara, zoti Janukoviç është në krye me mbi 2% para kundërshtares, kryeministres, Julia Timoshenko.
Zonja Timoshenko nuk ka pranuar humbjen. Por zyrtarë të zgjedhjeve thonë se kur janë ende për të ardhur votat nga bastionet e Janukoviçit në jug dhe lindje të Ukrainës, nuk duket se udhëheqja e tij në vota do të zvogëlohet.