E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca i shet armë Rusisë, SHBA: Jemi të shqetësuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar sot në lidhje me "tregtinë e armëve" mes Francës dhe Rusisë.
Reagimet diplomatike amerikane vijnë në një kohë kur Franca ka lidhur marrëveshje me Rusinë, për të shitur anije moderne luftarake që kushtojnë deri në 500 milionë euro.
Mjete të tilla janë në gjendje të transportojnë helikopterë, armatime të rënda dhe trupa të specializuara për luftime në kushtet e detit.
"Miqtë dhe aleatët tanë në Evropën Lindore, e në veçanti Gjeorgjia, janë nervozë rreth kësaj marrëveshje. Shqetësimi i tyre është i drejtë", tha zëdhënësi i Pentagonit në një deklaratë ditën e sotme.
Në fakt marrëveshja Francë-Rusi është publikuar pak orë para vizitës së paralajmëruar në Paris të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Robert Gejts.
Reagime në lidhje me marrëveshjen e miratuar në parim mes Francës dhe Rusisë, ka pasur edhe nga vendet fqinje me Rusinë, veçanërisht nga Gjeorgji.
Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, kjo marrëveshje përbën shitjen me të madhe të armëve nga një vend i NATO-s në përfitim trë Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›