E Diel, 1 Nëntor 2026

GDN-ja mbështet strategjinë për integrimin e veriut të Kosovës

Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën në takimin e së hënës në Vjenë i ka dhënë mbështetje strategjisë së autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare për integrimin e veriut të Kosovës, ndërsa i ka kërkuar Serbisë të ketë një rol konstruktiv në këtë drejtim.
Grupi, që përbëhet nga përfaqësues të 25 vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, u mblodh në prag të dyvjetorit të funksionimit të Kosovës si shtet për të vlerësuar përparimet e bëra në zbatimin e planit të Ahtisarit.
Integrimi i të gjitha komuniteteve në shoqërinë kosovare, sidomos i atij serb, u vlerësua si sfidë kyçe për të siguruar të ardhme të qëndrueshme dhe për të forcuar demokracinë në Kosovë.
Përmes një komunikate për mediat, Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën u bëri thirrje të gjitha palëve, përfshirë edhe Republikën e Serbisë, që të luajnë rol konstruktiv për të siguruar kushte më të mira për jetesë në veri të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›