E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Emri i Kryeministrit shqiptar do të jetë "Nuk e di"

Prokuroria bën mirë që e hap dosjen e tregtarit të zhdukur nga SHISH-i. Drejtësia duhet të kuptojë se ka një rol të madh në kthimin e shoqërisë shqiptare në normalitet. Është drejtësia ajo që Ligji dhe shoqëria i kanë dhënë detyrën të mos lejojë politikanët të vjedhin dhe të mos na lejojë në të tjerëve të hamendësojmë kot më kot dhe t'i nxjerrim sytë njëri-tjetrit, pa gjetur kurrë fajtorët.

Prokurorët e kësaj çështjeje le të bëhen njëherë burra dhe t'i tregojnë këtij populli të telendisur që ka akoma shpresë. Të zbulohet fajtori për këtë krim, që askush me uniformë shtetërore të mos guxojë më t'i marrë jetën tjetrit.

Të zbulohet ky krim edhe pse Berisha e ka bërë zakon tashmë të thotë vazhdimisht: Nuk e di! Ky do të jetë emri i Kryeministrit shqiptar: Nuk e Di.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›