Emri i Maqedonisë, qytetarët grek i thonë jo propozimit të Nimiç
GREQI- Mbi 53 për qind e qytetarëve grek kanë hedhur poshtë propozimin e fundit të emrit “Maqedonia Veriore” të ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimiç. Kjo bëhet e ditur në një anketë të publikuar sot në gazetën greke “Katimerini”. Sipas kësaj ankete, 43 për qind e qytetarëve grek janë shprehur pozitivisht për propozimin “Maqedonia Veriore”. Ndërkohë, zëvendës-sekretari amerikan Daniel Frid në një intervistë për të njejtën gazetë deklaroi se Athina dhe Shkupi duhet të pranojnë propozimin e fundit të bërë nga ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic. Shkupi dhe Athina po shqyrtojnë propozimin e fundit të përfaqësuesit të OKB-së, i cili paralajmëroi se dy palët negociatore duhet të shqyrtojnë për disa javë propozimin e tij të fundit që përmban një pako idesh për zgjidhjen e kompromisit të emrit të Maqedonisë. (a.r/news24/balkanweb)