Cvetkovic: Do vazhdojmë bashkëpunimin me Shkupin e Podgoricën
BEOGRAD- Serbia do të vazhdojë shkëmbimet ekonomike dhe format e tjera të bashkëpunimit me Maqedoninë dhe Malin e Zi. Deklarata jepet nga kryeministri serb Mirko Cvetkovic.
Ctevkovic tha se qeveria tashmë e ka bërë lëvizjen e saj “përmes masave diplomatike”, kur hoqi ambasadorët e saj nga Maqedonia dhe Mali i Zi- shtoi Cvetkovic.
“Këto masa nuk përfaqësojnë asnjë lloj presioni dhe nuk janë kundër qytetarëve të këtyre dy vendeve” shtoi ai Ai i tha gazetarëve në Beograd se nuk kishte folur me homologun e tij malazez Milo Gjiukanovic, që me njohjen e Kosovës, por tha se ky i fundit i kishte shpjeguar më përpara se njohja e Kosovës ishte në interes të qytetarëve të tij malazezë.
Ministri i Brendshëm serb Ivica Dadic tha se Mali i Zi, ishte vendi i fundit në botë i cili do të duhej të kishte njohur Kosovës, duke shtuar se ky veprim do të komprometonte shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Nuk e interpretoj këtë si një sulm i Serbisë, më shumë si një synim për të ndryshuar historinë e tyre”- tha Dadic.
(s.g/B92/Balkanweb)