E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër motra lindin katër foshnja, në katër ditë

Chikago, 12 gusht - Katër vajza të së njëjtës familje kanë sjellë në jetë katër foshnja në harko kohor prej katër ditëve. Pra, katër foshnja nga katër motra në katër ditë.

E njëjta mjeke obstetre ka asistuar në lindjen e foshnjave të tri prej katër motrave, 27-vjeçares Lilian Sepulveda, 29-vjeçares Saby Pazos dhe 24-vjeçares Leslie Pazos, të cilat ishin drejtuar në të njëjtin spital në periferi të Chikagos, të premten dhe të shtunën.

Motra e katërt, Heidi Lopez, solli në jetë fëmijën e saj të hënën në Kaliforni, transmeton ballkanWebi. Anëtarët e familjes u shprehën se gratë nuk e kishin përllogaritur kohën e lindjeve. Mjekja obstetre Jean Alexandre, e cila asistoi në ardhjen në jetë të tri foshnjave në një spital në periferi të Chikagos, e ka konsideruar këtë ngjarje "shumë të pazakontë, por të mrekullueshme në të njëjtën kohë".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›