E Diel, 1 Nëntor 2026

"Agjerimi me pastron trupin dhe shpirtin"

Hedije Gjyzeli tregon ndjesine hyjnore qe te jep agjerimi ne muajin e madhnueshem te Ramazanit
Nis muaji i Ramazanit. Qindra mijera myslimane nisin agjerimin ne baze te porosive te Allahut
Te agjerosh nuk eshte sakrifice, eshte pastrim i trupit dhe i shpirtit. Nuk ka gje me te mrekullueshme se sa kur vjen momentin per te ngrene iftarin. Keshtu e pershkruan ndjesine qe provon gjate agjerimit nje grua, e cila ka 49 vjet qe veteprivohet me vullnetin e saj te plote nga te ngrenet, sipas rregullave te Kur'anit. Hedije Gjyzelin, 56 vjece, nuk e pengon asgje qe te agjeroje. Nuk e ka penguar madje as ndalimi kategorikisht i fese nga ish-diktatori Enver Hoxha, sepse ajo ka qe ne vitin 1961 qe ndjek me rigorozitet rregullat e muajit te madhnueshem te Ramazanit. Edhe bashkeshorti i saj, agjeron rregullisht cdo vit. Madje edhe te bijte qe ndodhen ne Austri.
Historia
Hedija, (ne turqisht-Dhurata) ka agjeruar qe ne moshen 10-vjecare. Nese do te ishte nje femije qe vinte nga nje familje qe nuk kishte lidhje me fene, ndoshta nuk do ta kishte provuar aq heret ndjesine e mrekullueshme te agjerimit, porse i ati ka qene hoxhe. Ka qene pikerisht ai, personi qe i ka folur gjere e gjate mbi besimin te Zoti dhe detyrimet ndaj tij. "Ne kohen kur u ndalua feja, ne vitin 1965, babait i dhane nje kinkaleri qe te shiste, meqe profesionin nuk e ushtronte dot me. Asokohe mbaj mend qe ai na u lut qe te mos agjeronim dhe te mos flisnim mbi fene, por ne megjithate nuk na pengoi asgje per te ndjekur Zotin". Keshtu shprehet Hedija, e cila eshte shume e lumtur qe pas vitit 1990, mundi te agjeronte pa u frikesuar se dikush mund ta spiunonte.
Agjerimi
Ajo eshte e semure me diabet, dhe agjerimi e ndihmon qe te pastroje trupin. Nga vete karakteri qe ka kjo semundje, Hedijes ka nevoje te haje sa me shume, e megjithate, agjerimi duket se e ndihmon shume. "Ndihem mire muajin e ramazanit. Lum ata qe e provojne kete ndjesi", thote 59-vjecarja. E megjithate ajo e ndien mungesen e ushqimit, por nuk e prish Ramazanin. Jo sepse eshte e detyruar, porse do qe t'i shkoje deri ne fund. Momenti me i mrekullueshem, sipas saj eshte momenti i iftarit, ose ngrenia e pasdites. "Nuk ka gje me te bukur se kur shtron gjerat ne tavoline dhe ulesh se bashku me familjen per te ngrene. Eshte e cuditshme, por duket sikur edhe Zoti e shton bollekun", thote Hedija.
Tradita
Ata agjerojne familjarisht. Edhe burri i saj, edhe tre djemte. Madje edhe pse ata ndodhen jashte shtetit ne Austri, nje gje e tille nuk i pengon qe te ndjekin rregullat e Zotit. Madje cifti Gjyzeli tregon se njeren prej nuseve te djalit e kane te krishtere, dhe ajo e ka perqafuar agjerimin. "Nuk e di me saktesi se pse behet kjo, por jemi munduar t'ia shpjegojme", thote Hedia. Pyetjes, nese ndonjehere harron dhe fillon te haje, Hedia i pergjigjet se nje gje e tille ndodh. Por, Ramazani gjithsesi nuk quhet i prishur nese kjo gje ndodh nga harresa. Sipas tyre, nje gje e tille u ndodh sidomos atyre qe agjerojne per here te pare. Por, nese hane prej harreses dhe me pas shkojne te shpelajne gojen, asgje nuk ndodh. Ata mund ta vazhdojne agjerimin normalisht.

Pas muajit te Ramazanit, festa e Bajramit
Per 30 dite rresht, besimtaret e fese myslimane agjerojne, duke evituar te ngrenet e te piret. Me pas, vjen dita e Fiter Bajramit. Ajo konsiderohet si dita e kthimit te lumtur te njeriut drejt ndergjegjes se vet, dhe nje fillim i ri per lutje dhe falje. Fiter bajrami ka tradita dhe ceremoni te shumta si pastrimi, lutjet, namazi i fiter bajramit dhe dhenia e zekatit te fitreve. Dhenia e zekatit eshte nder gjerat e nevojshme ne fene islame. Ne Kur'an fjala Zekat ne te shumten e rasteve permendet perkrah fjales Namaz dhe kjo tregon per rendesine e kesaj ceshtjeje. Edhe zekati i fitreve eshte nje zekat, i cili eshte i obliguar per te gjithe ata te cilet kane mundesi ta japin. "Njeriu i cili agjeron por nuk jep zekatin e fitrit, atij nuk i pranohet agjerimi", thuhet ne Kur'an. Zekati i fitrit eshte nje dhurate te cilen muslimani dhe besimtari ia jep nevojtareve ne shenje falenderimi ndaj Zotit per miresite qe i ka dhene.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›