E Shtunë, 31 Tetor 2026

UKT: Dy dite pa uje te pijshem

Cilat zona "penalizohen" per shkak te punimeve qe po kryhen ne rrjetet elektrike
Kryeqyteti do te vuaje per dy dite mungesen e ujit te pijshem. Shkak per kete, jane bere punimet qe Operatori i Sistemit te Shperndarjes po kryen ne linjat e transmetimit Kinostudio- Lanabregas-Qafmolle. Sipas njoftimit nga Ndermarrja e Ujesjelles-Kanalizimeve ne Tirane, per shkak te punimeve do te dale jashte funksionit stacioni i pompimit dhe do te kete me pak furnizim nga burimet e Selites dhe Shen Merise. Pa uje te pijshem do te jene Qyteti Studenti, Tirana e Re, Qendra e kryeqytetit dhe Kombinati.
Nderprerja
Disa zona me shtrirje te gjere territoriale do te vuajne mungesen e ujit te pijshem ne keto dite te nxehta vere. Lajmerimin e ka dhene vete Ndermarrja e Ujesjellesit, e cila ka sqaruar se, per shkak te punimeve te OSSH, ne linjat e transmetimit Kinostudio- Lanabregas-Qafmolle, uji i pijshem do te pnderpritet ne disa zona. Behet fjale per Qytetin Studenti, Tiranen e Re, qendren e kryeqytetit dhe zonen e Kombinatit. Nje lajm i tille duket mjaft i trishtueshem jo vetem nisur nga temperaturat mjaft te larta, por edhe nga fakti se sapo kemi hyre ne muajin e Ramazanit, ku kerkesat per higjiene jane mjaft te rrepta. Nuk eshte hera e pare qe banoret hasin probleme per furnizimin me uje edhe pse kane kontrata te rregullta me Ujesjellesin. Operatori i shperndarjes se energjise bllokoi pak kohe me pare, per nje dite furnizimin me energji elektrike te disa impianteve ne disa qytetet te ndryshme te vendit. Mungesa e ujit te pijshem eshte ndier prej disa kohesh ne disa nga zonat periferike te qytetit. Ketyre zonave u jane shtuar edhe banoret e zones se Qytetit Studenti, Tiranes se Re dhe Kombinatit qe per dy dite nuk do te furnizohen me uje. Banoret e zones se Saukut te Vjeter, Bregut te Lumit, Yzberishtit, dhe banoret e Unazes se Re, te cilet po vuajne ne keto dite te nxehta vere, mungesen e furnizimit me uje.
Kontratat
Banoret e Tiranes, ankohen se kane kontrata te rregullta dhe paguajne detyrimet, por prej shume ditesh ne cezmat e banesave te tyre nuk rrjedh asnje pike uji. Ndersa zonat e tjera, si e ajo e Unazes se Re dhe zona e Bregut te lumit vuajne prej disa vitesh mungesen e ujit. Ne fakt, kufizimet e ndjeshme erdhen qe me nisjen e diteve te nxehta ne kryeqytet. Vetem pak dite pasi u premtua per uje te pijshem me bollek dhe te garantuar, ishin rezultatet e fundit nga institutet e shendetit publik dhe ato te higjienes qe dhane alarmin per ndotjen e ujit te pijshem ne Tirane, sidomos ato zona qe furnizohen nga Bovilla. Nderkohe qe nisen edhe problemet me furnizimin te cilat nga tre here ne dite qe furnizohej kryeqyteti nuk furnizohej as nje here ne dite e per te mos permendur ketu edhe mungesen e presionit i cili nuk lejonte ngjitjen e ujit ne katet e siperme te pallateve. Me sa duket nuk eshte e thene qe sezoni i nxehte i veres te kaloje pa mungesen e ujit ne kryeqytet. Por ajo qe eshte me problematike sipas ketyre qytetareve eshte fakti se edhe kete nje here ne dite qe ju vjen ai nuk qendron me shume se nje gjysme ore, kohe qe nuk ju mjafton as t'ju mbushen depozitat e ujit.

Presioni
Gjithashtu nje tjeter problem qe eshte hasur eshte edhe fakti qe uji nuk ka presion qe te ngjitet ne katet e siperme te pallateve duke i lene me qindra qytetare pa uje, pasi as depozitat e ujit nuk mund te mbushen. Ankesat e ketyre qytetareve ne zyrat e ujesjellesit kane qene te shumta por deri me tani pak prej tyre kane arritur te marrin nje pergjigje.

Ku do te kete nderprerje:
Qyteti Studenti
Tirana e Re
Qendra e kryeqytetit
Kombinati

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›