Emri, ndërmjetësi i OKB, Nimiç vizitë në Shkup
Ndërmjetësi i OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimic sot pritet të fillojë vizitën dyditore në Maqedoni.
Ai gjatë kësaj vizite do të zhvilloj takime me kreun shtetëror. Për sot Nimic ka parashikuar takime me ministrin e jashtëm Nikolla Popovski dhe presidentin Gjorgje Ivanov.
Nderkohe, sipas axhendes, të mërkurën do të udhëtojë drejt Athinës për të dëgjuar palën greke lidhur me procesin e zgjidhjes së këtij kontesti.
Para mbërritjes së ndërmjetësit Nimic, kreu shtetëror në Shkup ka mbajtur takime bashkërenduese, për të mbështetur procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit përmes zgjidhjeve dhe propozimeve konstruktive. (INA)