E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papulias Emigracioni problem evropian

Presidenti grek Karolos Papulias ka deklaruar se emigracioni klandestin është një problem evropian që duhet të zgjidhet bashkarisht.

Papulias i ka bërë një apel të qartë Bashkimit Evropian dhe Turqisë që të trajtojnë me vendosmëri problemin në fjalë.

“Brukseli duhet të zbatojë politikën e integrimit, ndërsa Turqia duhet të kontrollojë kufirin e saj dhe të zbatojë protokollin për kthimin e emigrantëve në vendet e origjinës”, ka pohuar Papulias.

Emigracioni klandestin në Greqi ka marrë përmasa të frikshme, gjë që detyroi qeverinë helene që në kufirin me Turqinë të ngrejë një gardh për frenimin e fenomenit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›