E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enca Haxhia: Nuk pendohem per veprimet e mia Yllka Selita



Ajo eshte nje kengetare e re, por qe synon qe shume shpejt te behet nje nder emrat me te njohura te muzikes se lehte. Kjo eshte kengetarja Enca Haxhia e cila ne nje interviste te dhene per gazeten “Koha Jone”, tregon celesin e suksesit te saj dhe se pas kesaj eshte po ajo vajza e thjeshte qe ka qene gjithmone.

Enca si eshte pritur kenga juaj me e re?

Mund te them se eshte tashme kenga ime me e suksesshme…reagimet kane qene shume te mira. Kenga dhe klipi jane vleresuar dhe pelqyer shume per vecantine e tyre ne stil, kjo jo vetem se ma thone fansat e mi por edhe njerez te cilet nuk kane shume lidhje me muziken. Gjeja qe me kenaq shume eshte kur e degjoj te transmetohen dhe publikohen ne cdo media.

Cfare do te thote per nje vajze te re, suksesi ne kete moshe?

Jo vetem ne kete moshe qe jam une por ne cdo moshe qe te vjen suksesi eshte padyshim ndjesi e bukur, por me e veshtire eshte qe te menaxhosh kete sukses sepse kerkon pergjegjesi.

Ju jeni bere pjese e labelit “Threedots”, eshte e rendesishme kjo per nje kengetare te re?

Mund te jete keqkuptuar ne nje fare menyre bashkepunimi dhe marredheniet e mira qe kam une me anetaret e“Threedots”, por nuk jam pjese e ketij labeli.

Tashme keni bere nje numer te konsiderueshem kengesh, duke menduar se keni shume pak kohe qe keni nisur karrieren tuaj. Ekzaktesisht sa keni bere deri me tani?

Po kenga ime “Jepe tash” eshte e shtata e publikuar. Nuk pretendoj se jane shume por gjithsesi jane nje fillim i mbare per nje kengetare te re.

A do te kemi projekt te ri gjate kesaj kohe?

Po, per pak dite publikohet kenga e re e cila do te shoqerohet me nje klip. Ky eshte nje bashkepunim ne te cilin une jam e ftuar. Kenga eshte anglisht, e rrymes Latin Dance dhe jam e sigurt qe do te pelqehet. Pervec kesaj, kam edhe dy kenge te tjera per te lancuar kete vere.

Enca sa te ben te lumtur muzika?

Me jep nje lumturi qe nuk mund ta them me fjale, por mund ta them me bindje se po te mos isha e lumtur, nuk do te isha ketu.

Je bere pak mendjemadhe tashme qe je e famshme?

Jam e njejta Enca qe kam qene gjithmone me rrethin tim shoqeror,madje kur takoj ndonje mik me te cilin nuk jemi pare prej kohesh, nje nga komentet eshte: “Me vjen shume mire qe je e njejta”.

Ke nisur te kendosh ne kanalin “Youtube” dhe sot ja ku je, cfare i thua atyre vajzave qe nuk kane guxim, por kane talent dhe nuk e hedhin zerin as per qejf ne “Youtube”?

Per te qene me e sakte, ne fakt kam filluar me muziken qe e vogel duke konkurruar ne festival femijesh apo talent show, programe televizive dhe me pas edhe me covers ne “YouTube”. Kam pasur gjithmone besim ne vete, ky eshte celesi. Une nuk humba asgje…jam ende ne hapat e para te karrieres sime por mund t’u thosha se ia vlen ta provosh, pastaj koha ben diferencen.

Vajzat e bukura si ti, e kane me te lehte per te bere nje karriere si kengetare, ti si mendon?

Mendoj qe nje tipar i rendesishem per nje artist skene apo televizioni, eshte paraqitja dhe stili, te cilat duhet te jene gjithmone te kuruara.

Je penduar per zgjedhjet e tua deri tani?

Nuk jam natyre qe pendohem per veprimet e mia, pasi cdo eksperience me ka mesuar gjera te reja dhe me ka ndihmuar te eci perpara.

Keni qene e ftuar shpesh me shume personazhe te tjera Vip, si ndihesh krah tyre ?

Patjeter qe mes shume kengetareve te njohur ndjehesh e vleresuar, aq me teper kur disa prej tyre kane qene edhe kengetaret e mi te preferuar.

A keni ju miqesi te ngushte me ndonje nga kengetaret e tjera?

Kam raporte te mira me shume prej kolegeve te mia.

A do te vazhdoni studimet tuaja dhe per cfare?

Studimet e larta patjeter qe do t’i vazhdoj dhe dega qe mendoj te ndjek eshte per Shkenca Komunikimi, nje fushe qe e kam deshiruar gjithmone dhe qe e shoh te lidhur ngushte me muziken.

Mendoni se djemte ju paragjykojne sepse jeni kengetare?

Jo, nuk mendoj se ende sot te kete njerez aq fanatike, sa te paragjykojne nje vajze qe eshte kengetare. Une personalisht mund te them se njerezit qe me njohin sadopak me vleresojne per ate cka jam.

Cili eshte komplimenti me i bukur qe keni marre deri tani?

Komplimente marr cdo dite, por do te doja te vecoja ato qe me kenaqin me shume dhe sigurisht qe jane komentet e lidhura me kenget e mia dhe ate cka bej.

Cfare do te ndryshoje tek vetja jote dhe pse?

Ndihem mire keshtu sic jam, pra nuk do te ndryshoja asgje.

Kjo do te jete nje vere e qete apo e mbushur me angazhime muzikore?

Pas gjithe kesaj pune dhe lodhjeje te ketij viti, mezi pres te marr disa pushime dhe te kthehem plot me energji per koncertet dhe eventet qe me presin kete vere.

Te qenit e njohur tashme jua kushtezon paksa jeten, apo ju ndjeheni po aq komode sa edhe me pare?

Sic e permenda, suksesi dhe fama vijne bashke me pergjegjesite dhe nuk mund te mos kufizohesh ne disa gjera, patjeter nuk mund t’i shijosh si me pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›