Enciklopedia, Haxhinasto: Qëndrimet, manipulime politike
Kryetari i KDK-së në Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto në një deklaratë për shtyp në emër të LSI-së ka shprehur keqardhjen për përmbajtjen e Enciklopedisë së Republikës së Maqedonisë, e cila paraqet pasaktësira historike për prejardhjen e shqiptarëve dhe për figura të rëndësishme të historisë së tyre.
Sipas Haxhinastos një reagim i tillë do të ishte i panevojshëm nëse kjo Enciklopedi nuk do të ishte botim i Akademisë së Shkencave të Republikës së Maqedonisë, një institucion shtetëror i saj.
"Ne vlerësojmë se përcaktimet jo shkencore dhe arkaike të kësaj Enciklopedie, nuk i shërbejnë as historisë, as të vërtetës, as kompleksit për të errësuar apo ngritur identitetet e kombeve" shprehet Haxhinasto.
Gjithashtu Haxhinasto thekson se këto qëndrime janë manipulime politike dritëshkurtra të cilat rrjedhin në kah të kundërt me frymën e harmonisë e bashkjetesës midis kombeve dhe rrymat e integrimit të kombeve të rajonit mes tyre dhe në strukturat Euro-Atlantike.