Ilir Meta u nis sot për në Nju Jork

Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, u nis për në Nju Jork për të marrë pjesë në hapjen e punimeve të Sesionit të 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë ditëve të qëndrimit në Nju Jork, Meta do të marrë pjesë në një sërë takimesh të rëndësishme shumëpalëshe si Forumi i Udhëheqësve për Ndryshimet Klimaterike, Takimi Vjetor i Udhëheqësve nga Ballkani, Takimi A5 në kuadrin e Kartës së Adriatikut, Takimi Vjetor i Ministrave të Jashtëm të vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike, etj. Gjithashtu, Meta do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me homologët nga vendet e BE-së, rajoni dhe nga mbarë bota.