Enciklopedia/ Intelektualët maqedonas: Fyerje për shqiptarët
Përmbajtja e enciklopedisë së parë maqedonase, në të cilën fyhen shqiptarët, ka filluar të kundërshtohet edhe nga intelektualët dhe profesorët maqedonas. I pari që ka ngritur zërin kundër përcaktimeve denigruese të encikplopedisë për shqiptarët, është Vllado Popovski, profesor në Universitetin e Shkupit. Ai ende nuk e ka lexuar përmbajtjen e këtij botimi, por thotë se është i zemëruar me kualifikimet që jepen për shqiptarët.
"Mendoj se reagimet janë të arsyeshme nëse shqiptarët janë quajtur 'shqiptari' dhe e dyta nëse për ta është thënë se janë "njerëz mali". Nëse kështu qëndron në enciklopedi, mendoj se është bërë një gabim i madh nga këshilli redaktues, pasi, parë në prizmin e historisë, shqiptarët në vazhdimësi për të gjithë popujt e tjerë njihen si 'albanci' kurse shteti i tyre amë Albania", thotë profesori Vllado Popovski në një prononcim për Radion Europa e Lirë.
Ai nuk ka dilema kur thotë se shqiptarët janë fyer rëndë në këtë enciklopedi, pasi kualifikimet dhe përmbajtja tjetër aspak nuk kanë të bëjnë me të vërtetën historike të shqiptarëve.
"Mendoj se në këtë rast bëhet fjalë për fyerje, të cilën nuk është dashur ta bëjë këshilli redaktues. Dyshoj se kjo është bërë me ose pa vetëdije, por edhe rastin e parë, edhe të dytin unë asesi nuk mund ta arsyetoj. Në këtë enciklopedi, mendoj se ndryshe është vepruar me grekët. Ata dhe shteti i tyre janë quajtur Greqi, kurse përjashtim është bërë me shqiptarët"."Me siguri se në rastin e tyre, pra të shqiptarëve, ka pasur një tendencë, e cila jo që nuk mund të arsyetohet, por nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën", thotë Popovski, i cili njihet edhe si njëri ndër ekspertët që ka marrë pjesë në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai thotë se Akademia duhet të veprojë menjëherë, duke i hequr nga enciklopedia pjesët fyese për shqiptarët. "Nëse kjo nuk bëhet, apo nëse Akademia nuk kërkon falje, atëherë mendoj se reagimi duhet të jetë më i gjerë dhe izolimi i këtyre qëndrimeve duhet të gjejë më shumë vend në hapësirat maqedonase", thotë profesori universitar Vllado Popovski, duke shtuar se ky veprim i Akademisë është në kundërshtim me të kaluarën historike të dy popujve, të cilët prej shekujsh jetojnë në fqinjësi të mirë.