Izrael/ Vdes "supergjyshja", la 1400 pasardhës
1400 pasaradhës. Është kjo shifra mbresëlënëse e personave të trungut të familjes së madhe të Rakelë Krishevsky, gjyshja ultra-ortodokse hebre, e cila u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare në Jeruzalem, e rrethuar nga dashuria dhe kujdesi i kaq shumë pasardhësve, fëmijë, nipër e mbesa, stërnipër e stërstërnipër. Gruaja e cila ishte një besimtare e devotshme dhe një ndjekëse e rregullt e traditave biblike, njihej nga të gjithë si gjyshe Rakel. Ajo u martua në moshën 19 vjeçare me një kushëriri të saj, me të cilin pati njëmbëdhjetë fëmijë. Por edhe brezat në vijim qenë shumë pjellorë, si nëna edhe fëmijët lindën shumë fëmijë të tjerë. Brezi i tretë i familjes arriti në fakt një shifër mbresëlënese prej 150 nipër e mbesash, dhe të gjithë këta kanë gjeneruar më shumë se 1.000 fëmijë. E moshuara la pas disa breza. "Gjyshe Rakel, ishte një grua që e respektonte dhe e adhuronte Zotin, dhe e njihte librin e shenjtë përmendësh", shpjegoi njëri nga familjarët e saj. Ata shtojnë se janë të pikëlluar nga vdekja e super gjyshes, por krenarë për atë që bëri në jetë. Gjyshja krijoi kështu një familje gjigande dhe me shumë trashëgimtarë hebrenj, por pavarësisht kësaj, nuk përfaqëson një rekord absolut, pasi ndër hebrejtë janë dy familje të tjera që e kanë kaluar shifrën e pasuesve të gjyshe Rakelës.