E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enciklopedia do të rishqyrtohet pa shqiptarët

Edhe pse të paktë në numër, akademikët shqiptarë nuk do të jenë pjesë e debatit të së mërkurës që do të zhvillohet rreth enciklopedisë. Akademik Alajdin Abazi nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e kuvendit, pasi ndodhet në udhëtim zyrtar në Vjenë, gjë të cilën ai e konfirmoi vetë edhe vetë për gazetën "Lajm".

Në pikëpyetje është edhe prezenca e akademik Luan Starovës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësorë të tij. Ndërsa akademik Ali Aliu, i cili është anëtar i jashtëm i AMSHA nuk është ftuar për të marrë pjesë në debat, pasi sipas rregullores së Akademisë, anëtarët e jashtëm nuk kanë të drejtë vote dhe nuk është e obligueshme që ata të ftohen nëpër mbledhje.

"Nuk më kanë ftuar që të marr pjesë në mbledhje", tha Aliu për gazetën "Lajm". Debati rreth enciklopedisë që u zhvillua dy javë më parë në kuvendin e AMSHA nuk dha asnjë përfundim, ndërsa mënyra e të debatuarit të akademikëve lë për të dëshiruar. Një pjesë e madhe e anëtarëve të akademisë ishin në mbrojtje të redaktorit të enciklopedisë Bllazhe Ristovskit dhe kërkonin që këtij ti jepej edhe një shans për të korrigjuar disa zëra. /lajm/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›