E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, fushata elektorale vlerësohet pozitivisht

Raporti i tërhiqet vëmendjen kandidatëve dhe subjekteve politike për të mos vazhduar të përdorin fëmijët dhe nxënësit e shkollave nëpër mitingje dhe takime elektorale.

Jo vetëm kaq, por sipas raportit kandidatët dhe partitë kanë përdorur godinat e shkollave për tubime politike dhe vendosje të propagandës elektorale, ku përmenden raste në Prishtinë, Rahovec, Deçan dhe Klinë.

Raporti është i dyti për fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit, fushatë që nga dita në ditë bëhet më e fortë dhe më e ngjeshur.

Zgjedhjet e sivjetme komunale organizohen nga autoritetet kosovare, ndryshe nga të tjerat që janë organizuar nga OSBE-ja, apo bashkësia ndërkombëtare.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›