E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Maqedonia e përkushtuar për zgjidhjen e emrit

Deklarata e kreut të qeverisë maqedonase erdhi pas raportit pozitiv të Komisionit Evropian dhe rekomandimit për fillimin e negociatave dhe liberalizimin e vizave.

"Maqedonia pati rezultate të mira lidhur me çështjen e integrimit euroatlantik, pati një raport pozitiv për hapjen e negociatave nga ana e Komisionit Evropian dhe është në prag të marrjes zyrtare të liberalizimit të vizave. Ajo arriti të zgjidhë edhe demarkacionin e kufirit me Kosovën, që gjithashtu ishte një hap i madh për stabilitetin në rajon", theksoi Gruevski në konferencën e përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e jashtme, Havier Solana.

''Ne mbetemi të përkushtuar në reformat dhe në zgjidhjen e çështjeve të tjera duke e përfshirë edhe çështjen për kërkimin e zgjidhjes për problemin me emrin, që e imponoi Greqia. Do të japim gjithçka që është në fuqinë tonë që të gjendet sa më shpejt një zgjidhje", theksoi Gruevski.
   
Në fund të fjalës së tij ai deklaroi se shpresonte që qeveria e re greke të ketë qasje serioze ndaj kësaj çështjeje.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›