E Shtunë, 31 Tetor 2026

Traktati i Lisbonës, Çekia vendos kushte

Presidenti çek, Vaclav Klaus vuri një kusht të ri për nënshkrimin e traktatit të Lisbonës, njoftoi sot kryeministri suedez, Fredrik Reinfeldt pas takimit me Klaus.
"Klaus kërkon të shtojë një shënim me dy fraza në fund të faqes së traktatit", sipas presidentit në detyrë të BE-së.
"Me sa di unë, kjo ka të bëjë me Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian'', theksoi kryeministri suedez para shtypit.
"Më pas Klaus kërkoi që Këshilli i Evropës të prononcohet në lidhje me këtë shënim të shkurtër në fund të faqes së traktatit'', theksoi Reinfeldt që u takua sot me presidentin çek.
"I them Presidentit çek që ky është mesazhi më i keq në momentin më të papërshtatshëm'', nënvizoi Reinfeldt.
Që prej disa ditësh, zyrtarët evropianë kanë tentuar të kontaktojnë drejtpërdrejt me Klaus, kundërshtari i deklaruar i traktatit, me qëllim për të arritur një qartësim në lidhje me qëllimet e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›