Vlorë, përshkallëzohet greva e studentëve
Në ditën e tretë te greves se urisë kanë hyre dhe 4 studentë të tjerë, ndërsa për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore janë detyruar të lënë grevën 3 studente. Ata kërkojnë ndryshimin e emërtimit të diplomës
VLORE-Përshkallëzohet greva e studentëve të juridikut në Universitetin e Vlorës. Në ditën e tretë te greves se urisë kanë hyre dhe 4 studentë të tjerë, ndërsa për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore janë detyruar të lënë grevën 3 nga studentët e ngujuar. Kërkesa e tyre per njohjen e diplomes nuk ka gjetur ende nje zgjidhje ndaj ata kanë zgjedhur masën më ekstreme të protestës, grevën e urisë. Këta studentë që janë diplomuar këtë vit, kërkojnë ndryshimin e emërtimit të diplomës së tyre. Greva është duke u zhvilluar tek godinat e reja të Universitetit ne Skele. Në fillin ishin 11 studentët që kanë filluar grevën e urisë. Ata shprehen të vendosur për të marrë ç'ka iu takon. Studentet kanë protestuar disa herë, madje edhe para Ministrisë së Arsimit, duke u shprehur të indinjuar ndaj indiferencës me të cilën po përballen. Sipas deklarimeve te tyre kjo grevë urie do te jete pa afat, deri në marrjen e diplomave të kërkuara.
(d.b/News24BalkanWeb)