E Shtunë, 31 Tetor 2026

Encikopledia, Ademi: Do të padisim akademinë maqedonase

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi ka reaguar ashpër ndaj encikopledisë maqedonase, e promovuar ditë më pare nga Akademia e Shkencave dhe kreu shtetëror maqedonas. "Ali Ahmeti personalisht, por edhe Bashkimi Demokratik për Integrim si parti do të padisin Akademinë për insinuatat dhe gënjeshtrat e prezentuara në Enciklopedi. Padia do të jetë jo vetëm për shpifjet për Kryetarin Ahmeti për gjoja krime lufte, por edhe për gënjeshtrat dhe pasaktësitë që përmban Enciklopedia për origjinën dhe autoktoninë e shqiptarëve", theksoi Ademi, njofton agjencia e lajmeve INA. Ademi thotë se në Enciklopedi ka aq shumë pasaktësi, budallallëqe dhe aq shumë idiotizëm e shovinizëm saqë njeriu duhet patjetër të mendohet thellë se pse ndodh kjo... "Çfarë porosie dëshiron të përcjell Akademia e shkencave me këtë botim? Të vihet sot në pikëpyetje origjina dhe autoktonia e shqiptarëve këtë mund ta bëjnë vetëm njerëz të cilët nuk marrin vesh nga shkenca, nga historia dhe historiografia", thotë Ademi.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim bëjnë të ditur se nuk do të rrinë duarkryq dhe indiferent ndaj këtij sulmi primitiv të akademikëve maqedonas, por do t'i ndërmarrin të gjitha masat që të korrigjohen gabimet, gënjeshtrat, shtrembërimet dhe budallallëqet e këtij publikimi të shtypur me paratë e popullit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›