Myslimanët festojnë sot Fiter Bajramin

Bota myslimane feston sot Fiter Bajramin. Pas muajit të Ramazanit, besimtarët e Tiranës u mblodhën sot në mëngjes pranë xhamisë së Et'hem Beut tek Sheshi Skënderbej për të kryer faljen e Bajramit. I njëjti rit është kryer në të gjitha xhamitë e vendit. Mesazhet e liderve islamë në këtë ditë janë për paqe dhe begati.
Presidenti i Republikës Bamir Topi vizitoi komunitetin mysliman nga ku uroi gjithë besimtarët, ndërsa kryeministri Sali Berisha zgjodhi të festonte ditën e shenjtë në qytetin e Shkodrës.
Fiter Bajrami është festuar në të gjitha shtetet myslimane.