Drogba, Interi "sakrifikon" tre sulmues
Hoze Murinjo është i gatshëm të sakrifikojë tre lojtarë, vetëm për të afruar Didier Drogbanë tek Interi. Drejtuesi i stolit zikaltër kërkon me ngulm sulmuesin nga Bregu i Fildishtë dhe nuk i trembet aspak faktit që për ta marrë do t‘i duhet të shesë tre prej "bomberave" më të mirë të skuadrës. Çelsi përcaktoi çmimin për kartonin e 30-vjeçarit (rreth 36 milionë euro, plus Adrianon) dhe kampionët e Italisë reaguan menjëherë. Objektivi është blerja e Drogbasë që prej merkatos së janarit, por kërkesa e lartë e bën të detyrueshme gjetjen e parave duke larguar disa prej lojtarëve të kontingjentit. "Sportmediaset" pretendon se Mario Baloteli, Hernan Krespo dhe braziliani Adriano do të shiten. Krespo duket fare pranë transferimit te Reali i Madridit: edhe pse kalimi mund të ndodhë me parametër zero, Interi do të kursente një shifër të konsiderueshme me shkurtimin e rrogës së argjentinasit. Pas marrëdhënies jo të mirë me trajnerin Murinjo, Adriano do të nxirret në shitje dhe çmimi që klubet e interesuara duhet të paguajnë për kartonin e tij është 10 milionë euro. Sulmuesi i kombëtares së Brazilit ndiqet nga Totenhemi, Çelsi dhe kushërinjtë-rivalë të zikaltërve, Milani. I fundit nga të "sakrifikuarit", por jo më pak i rëndësishëm, do të jetë lojtari i përfaqësueses Under-21 të Italisë, Baloteli. Sulmuesi i talentuar ka kërkuar më shumë hapësira dhe prej aktivizimit të pakët ai ka theksuar në më shumë se një rast synimin për t‘u larguar. Kartoni i "SuperMarios" vlerësohet 25 milionë euro dhe në gjurmët e tij janë Reali i Madridit e Çelsi. Nëse shitjet e këtyre tre futbollistëve do të realizohen me sukses, atëherë Interi do të grumbullojë paratë e mjaftueshme për Drogbanë, që pavarësisht rinovimit të kontratës gjatë verës, vazhdon të shprehë pakënaqësi për qëndrimin në "Stemford Brixh".
Angli - Krisja ndërmjet Drogbasë dhe Çelsit u konfirmua në sfidën kundër Bordosë. Ndryshe nga sa mendohej, sulmuesi qëndroi në stolin e rezervave, pasi në prag të ndeshjes u publikua lajmi për një takim, ku synohej hedhja e bazave për transferimin tek Interi. Lojtari nga Bregu i Fildishtë i cilësoi gjashtë muajt e fundit si "më të këqijtë në karrierën time". "Po kaloj momente vërtet shumë të vështira, pohoi Drogba, megjithatë, kjo nuk është hera e parë që kam probleme dhe di si të dal nga një situatë e tillë". Kur u pyet nëse mënyra më e mirë për të dalë nga kriza e tij personale ishte ribashkimi me Hoze Murinjon, fillimisht Drogba buzëqeshi dhe më pas tha (duke lënë shumë vend për spekulime): "Do ta gjej mënyrën". Gjithsesi, mediat britanike janë të bindura se sulmuesi i ka ditët të numëruara te Çelsi. Luis Felipe Skolari e ndëshkoi duke e mbajtur në stol, ndërkohë që largimi drejt Serisë A po shtyhet edhe nga forma e jashtëzakonshme e Nikolas Anelka. Presidenti i Interit, Masimo Morati, e përgënjeshtroi interesin e klubit për Drobganë, por "Daily Mirror" këmbëngul se hipoteza më e mundshme është shkëmbimi Drogba-Adriano dhe afro 36 milionë euro që do të përfundojnë në arkat e bluve të Londrës.