Huntelar i hap derën Bundesligës
Sulmuesi i Ajaksit, Klas-Jan Huntelar, ka zbuluar se do t‘i pëlqente të transferohej në Bundesligën gjermane, nëse klubet që e kërkojnë në këtë kampionat do të paguanin shifrën e kërkuar për kartonin e tij. Pavarësisht ofertave të shumta gjatë verës, 25-vjeçari vendosi të qëndronte në Amsterdam. "Mendoj se një ditë do të luaj në Bundesligë", tha Huntelar. "Nëse oferta është e përshtatshme, Ajaksi mund të më shesë".