Encycplopaedia Britannica vetëm online

Enciklopedia më e vjetër botërore në gjuhën angleze, Encyclopaedia Britannica, ka njoftuar për ndërprerjen e shtypjes së materialeve të saj. Prej tani, kjo enciklopedi do të jetë në dispozicion vetëm në versionin elektronik – online.
Ndryshe, Encyclopaedia Britannica është botuar për herë të parë në qytetin skocez Edinburgh, në vitin 1768, dhe që prej asaj kohe është ribotuar vazhdimisht për çdo dy vjet.
Por, pas 244 vitesh të ekzistimit, kjo enciklopedi nuk do të ekzistojë më në versionin e shtypur, ngase ka vendosur të vazhdojë vetëm me versionin e saj elektronik, i cili do të jetë në dispozicion të lexuesve vetëm nëpërmjet internetit.
Një komplet i Encyclopaedia Britannica, i përbërë nga 32 vëllime, shitej për 1,400 dollarë, ndërkohë që parapagimi për versionin online të saj do të jetë 70 dollarë në vit.
Kompania që deri më tani e botonte enciklopedinë njoftoi se do të vazhdojë me shitjen e ‘Britannica’s derisa të mos i shpenzojë të 4,000 kompletet e mbetura të saj.