Ende 15 mijë banorë të izoluar

“Pas reshjeve me intesitet të ditëve të fundit, tani do të kemi 2-3 ditë pa reshje dhe me rritje të nivelit të temperaturave, gjë që ka lehtësuar operacionet, sidomos në zonat e bllokuara dhe të izoluara të pjesës veriore, veri-lindore dhe jug-lindore të Shqipërisë", theksoi Olli.
Teksa shtoi se kushtet atmosferike e kanë lehtësuar punën, nga ana tjetër janë rritur operacionet në terren nga forcat operacionale.
Sipas Ollit këto janë operacione në masë që kanë pasur prioritetet e tyre, ku kryesorja ka qenë shpëtimi i jetëve njerëzore. “Gjatë ditë së djeshme kemi kryer rreth 15 fluturime në zona të ndryshme të vendit që kanë bërë të mundur transportimin e atyre njerëzve që kanë qenë në nevojë”, tha Olli.
Ndërkohë, kryeministri Berisha, duke folur rreth emergjencës, tha se aktualisht janë 15 mijë banorë të izoluar, nga afër 800 mijë që kishte në fillim të emergjencës. “Kanë qenë të izoluara 106 komuna dhe bashki të vendit. Në një operacion të pandërprerë dhe më intensiv janë zhbllokuar të gjitha akset kombëtare. Është garantuar kalueshmëria në rreth 4 mijë kilometra rrugë. Janë nxjerrë nga izolimi rreth 90 komuna dhe bashki. Përsëri janë në izolim komunat e Shalës, Shoshit, Vermoshit, Temalit, etj. Sot janë më pak se 15 mijë banorë të izoluar nga 800 mijë. Sot gjatë ditës po bëhet punë e jashtëzakonshme që të mund të arrihet në komunë e Reçit, të Selishtës, etj”, theksoi Berisha. /S.Lleshi/Start/
2012-02-20 13:48