Ende asnjë nismë për kufirin Kosovë-Mal i Zi
Autoritetet kosovare nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ministri i Brendshëm Zenun Pajaziti ka deklaruar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Malit të Zi janë mjaft pozitive dhe se me kalimin e kohës do të nisin edhe bisedimet për përcaktimin e vijës kufitare me këtë shtet.
"Nuk kemi filluar ende diçka zyrtare, por nuk shohim ndonjë problem në këtë drejtim. Me Malin e Zi kemi marrëdhënie të mira dhe presim një proces normal të fillimit të bashkëpunimit dhe të ngritjes së raporteve në nivel ambasadash", ka pohuar Pajaziti.