E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëdhëniet Shqipëri-Kinë, seminar për 60 vjetorin e bashkëpunimit

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare , mbështetur nga ambasada e Republikes Popullore të Kinës kanë organizuar seminarin "60 vjet marrëdhënie Shqipëri-Kinë", vazhdimësia përmes ndryshimit . Zv ministrja e Punëve të Jashtme Edith Harxhi, u shpreh se Kina ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet e të gjitha fushave ne vend. Ajo përmendi gjithashtu edhe dëshirën e madhe të vendit që Kina të njohi pavarësinë e Kosovës .
Në fjalën e tij ambasadori kinez në Tiranë Wang Jungling deklaroi se Kina e mirëpret dhe e përkrahë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai gjithashtu u shpreh se do të ketë përpjekje për të zhvilluar miqësi tradicionale, për të forcuar shkëmbimet miqësore mes dy vendeve, dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›