Kosovë/PDK, apel Sejdiut: LDK të njohë rezultatet
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga presidenti Sejdiu, si kryetar i LDK-së që të ndikojnë në partinë e tij, në mënyrë që ajo të njohë vendimet e institucioneve të Kosovës. Apeli është bërë nga nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, pas zhvillimeve të fundit rreth balotazhit të zgjedhjeve.
Kuçi, duke komentuar kritikat e LDK-së dhe mosnjohjen e rezultateve paraprake në disa komuna, tha se KQZ-ja është një institucion që e ka themeluar vetë presidenti Sejdiu, prandaj partia e tij duhet ta respektojë.
"PDK i fton të gjithë që të besojnë në punën e KQZ-së, pasi është një institucion i pavarur dhe i themeluar nga presidenti i Kosovës", ka pohuar Kuçi.