Ende asnje rezultat per Tiranen shtyhet disa here mbledhja e KQZ-se
Është shtyrë përsëri mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
E parashikuar për të filluar në orën 10.00 të ditës së sotme, pas përfundimit të numërimit një ditë më parë të kutive të njësisë numër 5, (zona zgjedhore 49), KQZ ende nuk ka arritur të japë një rezultat përfundimtar për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë.
Shtyrja e fundit e cila e zhvendosi diskutimin në orën 17.00 erdhi si rezultat i kërkesës për kohë të mjaftueshme të anëtarëve socialistë të komisionit, për t’u njohur me material prej 60 faqesh, në të është përshirë procedura e numërimit të votave të vlefshme për kryetar bashkie në Tiranë, të hedhura në kutitë e gabuara.
Përpara nxjerrjes së rezultatit, KQZ pritet të shpallë edhe rezultatin e njësisë 5, proces-verbali i të cilës nuk është firmosur nga të gjithë anëtarët e KZAZ-së 49.
Ndërkohë edhe gjatë ditës së sotme gjatë orëve kur brenda ambienteve të KQZ zhvillohej mbledhja, deputetë, anëtarë dhe simpatizantë të PS-së, kane zhvilluar protesta, për të kundërshtuar vendimet që po merren aty. Një proteste e radhës është njoftuar edhe në orët e pasdites.