Ende mister fati i Missonit
Forcat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për avionin e vogël në bordin e të cilit ndodhej stilisti Italian Vitorio Misoni dhe pesë persona të tjerë. Avioni është zhdukur pa lënë gjurmë në ishullin Los Rokues në Venezuelë një javë më parë.
Shpresat për të gjetur të mbijetuar tashmë janë shuar, pasi helikopterët dhe barkat nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të avionit.
"Ka rrëzime avionësh kudo. Ky është një arqipelag, me fluturime të cilat vazhdojnë gjatë gjithë kohës. Ka shumë avionë të vegjël dhe unë e kuptoj që mund të ndodhin dhe aksidente fatale, si kudo në botë.
Vetëm 156 kilometra në veri të bregut venezuelian ishulli është lehtësisht i arritshëm nga ajri dhe nga deti.
"Ajo që është e cuditshme nga ky askident ëshët se nuk gjendet asnjë gjurmë. Asnjë mbetje avionic asgjë mbi ujë, ky ëshët vërtet një mister.
Ekipet e shpëtimit kanë përcaktuar dhe pikën ku mund të ketë rënë avionic dhe kanë dërguar polumbarë për të vijuar kërkimet në det.
Autoritetet venezueliane kanë përjashtuar kushtet atmosferike si një nga arsyet për rrëzimin e avionit, duke thënë se moti ka qenë I mirë në kohën e incidentit. Ndërsa mediat italiane mbrojnë hipotezën se grupi mund të jetë rrëmbyer.
Vittorio Misoni është drejtori i marketingut dhe djali më i madh i themeluesit të shtëpisë së modës Misoni e famshme për ngjyrat e theksuara dhe motivet me zigzage.