E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: MSH e orientuar për shërbim kirurgjikal kombëtar

"Ne kërkojmë të kemi shërbim terciar shumë të mirë në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' në Tiranë, por jemi njësoj të interesuar të kemi kirurgji të niveleve sa më të lartë dhe bashkëkohor në të gjithë spitalet që shërbejnë në rrethe", that Vasili, në Konferencën e 17-të Kirurgjikale Shqiptare.

Me prioritet, sipas tij, janë spitalet e mëdha rajonale, të cilët kanë volum pune më të madh dhe kanë bazë teknologjike më të fuqishme. Ministri Vasili theksoi se "ka një preokupim të vazhdueshëm të MSH, por dhe aktorëve të tjerë, që janë pjesë e rëndësishme e procesit, si Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, për të pasuruar gjithmonë e më tepër shërbimin shëndetësor me elementë të rinj që nga teknologjia e re, formimin e profesionistëve që shërbejnë në të".

Për sa i përket QSUT-së, ai theksoi se "kjo qendër spitalore ka detyrimin që të jetë lider dhe që në procesin e akreditimit dhe çertifikimit ta ushtrojë këtë rol deri në fund, por dhe të jetë njëkohësisht përgjegjësja shkencore për shërbimin kirurgjikal kombëtar".  Operacionet terciare janë ato të kategorisë së parë, që janë kryesisht sëmundjet malinje dhe e gjithë gama e operacioneve të mëdha që nuk mund të përballohet nga rrethet.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›