Basha vendos nje nivel te ri te komunikimit bisedon 1 ore me 3500 qytetare
Lulzim Basha vendosi dje pasdite një nivel te ri të komunikimit me qytetaret. Basha është politikani i parë në Shqiperi që shkëmben “live” me qytetaret idetë dhe projektet, permes rrjetit social “facebook”, ku mbeshtetja për të ka arritur në 224 mijë persona. Për më shumë se një orë, Lulzim Basha është ndjekur, dhe ka bashkëbiseduar me rreth 3500 vizitorë të portalit të tij on-line. Pyetjet drejtuar kandidatit për krytar të bashkise së Tiranës, Lulzim Basha ishin të shumta, në lidhje me projektet i tij për transportin, mjedisin, infrastrukturën, punësimin strehimin, taksat, politikat për të rinjtë, etj.
“Dua tu them se e vlerësoj jashtëzakonisht mbështetjen tuaj, është një burim i madh energjie dhe force për mua, për të gjithë ekipin e fushatës dhe ju siguroi edhe për qytetin në tërësi. Ju siguroi se ky komunikim jo vetëm që nuk do të përfundoje në 8 Maj, por do intensifikohet pas 8 Majit, sepse në qendër të pikpamjes time është një lloj i ri Bashkie, njëlloj i ri kryebashkiaku, i cili vë të gjitha instrumentat në dipozicion për të dëgjuar dhe për të marrë mendimet e qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Lulzim Basha para se të niste të përgjigje për pyetjet e ardhura.
Kledi Hilaj ishte një vizitor on-line që dëshironte të dinte më shumë për idenë e Tranvajit në Tiranë.
“Tramvaji do të jetë një realitet i prekshëm për qytetarët e Tiranës jo në 2020, por Brenda 4 viteve të ardhëshme. Do të bëjmë realitet brenda vitit të pare, bashkë me miratimin e planit të ri urbanistik, edhe projektin për tramvajin dhe do të inagurojmë punimet për projektin e parë Kinostudio-Kombinat, dhe më vonë për linjën e dytë nga Bregu i Lumit deri në Selitë”, u përgjigj Basha.
Cfarë do i ofroni studentëve?, pyeti Bashën Ilda Beqiraj.
“Do ta filloj duke u dhënë Universiteteve hapësirat që ka marrë apo ka lënë për ti marrë Bashkia padrejtësisht, për të ndërtuar kampuset kryesore të Universitetit të Tiranës, të Universitetit Politeknik dhe po kështu të Universiteteve private. Do të vazhdojmë me ndërtimin e një Bibloteke Universitare Bashkiake, e aksesueshme po kështu edhe nga qytetarët, jo vetëm nga studentët. Do ti ofroj cdo student, që prej Tetorit të këtij viti, kartën studentore Bashkiake që do t’i japë mundësi studentëve të gëzojnë të drejtën për transport publik falas, të gëzojnë të drejtën për tarifa të reduktuara dhe tarifa zero, ndaj një shumice shërbimesh të Bashkisë dhe institucioneve partnere”, u pergjigj Basha.
Një pyetje tjetër ishte në lidhje me atë që mund të konsiderohet si cështja më primare dhe që ka nevojë për zgjidhje nga Bashkia.
“Unë kam shpallur punësimin si objektivin tim numër një. Kam shpallur normalizimin e cmimeve në qytet si një objektiv kryesor. Kam shpallur planin e ri urbanistik dhe infrastrukturën e re të qytetit si ndërhyrje emergjente për cilësinë e jetës në Tiranë. Po ju them se prioritet mbi prioritetet është krijimi i një lloji të ri Bashkie për kryeqytetin, angazhimi i sa më shumë qytetarëve në vendimarrje në mënyrë që Bashkia të fillojë të zgjidhë promblemet e qytetit”, u shpreh Basha.
Lulzim Basha premton që cdo vendimarrje për qytetin e Tiranës të bëhet në konsultim me qytetarët. Për këtë, Basha parashikon edhe referendume, sikundër, ai ka vendosur që cdo të premte t’ia kushtojë pritjes së drejtpërdrejt në zyrë të qytetarëve. Ndërkohë kandidati për kryebashkiak në Tiranë, ka premtuar se komunikimi on-line me qytetarët përmes Facebook, do të vazhdojë edhe pas 8 majit.