E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Fund abuzimit me token ne Tirane

Lulzim Basha premton zgjidhjen e problemeve të kompensimit të tokës, të ujësjellësit dhe krijimit të një linje transporti Tiranë -Vorë për punonjësit e bizneseve të autostradës.

Projekti i Lulzim Bashës për zhvillimin e Tiranës, bazohet në vlerësimin real të pronës. Në bashkëbisedimin me banore të Njësisë Bashkiake numër 3, Basha garantoi se do ti japë fund abuzimit me pronën dhe se çdo cm toke që do të përdoret per investime publike, do të kompesohet me vlerën e tregut.

“Dyqani ka qenë deri atje nuk më kanë dhënë asnjë cen. Kam tapinë e 1948 që e kam blerë” tha një pronar i vjetër toke. “Jemi Tironas 100 vjeçar këtu na ka marrë 3 metra oborr. Nuk na ka dëmshpërblyer fare, Bashkia nuk na pyeti. E mori oborrin për të parkuar makinat anës rrugës” tha një qytetare autoktonase.

“Kjo nuk mund të ndodhë më dhe nuk do të ndodhë më. Me planin e ri urbanistik çdo pronar do të ketë të drejtë ta zhvillojnë pronën e vet në mënyrë propocionale dhe asnjë centimetër katrorë pronë nuk do të preket pa dëmshpërblim me vlerën e tregut”, tha Basha.
“Taksat janë shumë të larta, taksa e tabelave nuk merret vesh fare” tha një tregtare. “Taksën e tabelës do t’ua heq, taksën e gjelbërimit do t’ua heq, taksën e pastimit do t’ua ul deri në tre here. Ky është zotimi im”, u përgjigj Basha.

“Kemi dy dyqane të vogla këtu paguajmë 1 milion e 800 mijë lek” tha një tregtar. “Që nga shtesat, që nga hapja e dritareve të gjitha volume e vogla të ndërtimit do të kalojnë në kopetencë të Njësive Bashkiake”,tha Basha.

“Në mbytën gropat shpresat i kemi tek ti” tha një banor. “Kanalizime nuk ka fare, hidhet asfalti sipër ujërat dalin dhe mbushin rrugët si ujërat e zeza dhe ujërat e bardha. Nuk kalon dot në rrugë se të mbysin plehrat. Është e tmerrshme” tha një banore.

Furnizim 24 orë me uje, rrjet të përmirsuar të kanalizimeve, dhe sistem modern te trajtimit të ujërave të ndotuara, parashikon Lulzim Basha në platformën e tij. Në një takim me banorë të Komunës së Parisit, të cilët e vuajnë më së shumti mungesën e kanalizimeve, Basha tha se një nga vendimet kryesore si kryetar bashkie, do të jete marrja në administrim e Ujësjellës- Kanalizimeve të Tiranës.
“Në qoftëse sot jemi të vendosur ta kthejmë punësimin dhe çmimet në problemin kryesor të Bashkisë sepse janë problem kryesore të qytetarëve është e vetëkuptueshme që problem kryesor i Ujësjellës-Kanalizimeve do të jetë përgjësi kryesore, kardinale e përditshme e bahskisë Tiranës. Kjo përgjegjësi do të nisë me transferimin e konpetencave tek Bashkia e ujësjellës kanalizimet dhe pastaj me ndërhyrje emergjente si dhe me ndërhyrjen e madhe të planifikuar në të gjithë Tiranën në mënyrë që ti japim fund sa më shpejt kohës kur qytetarët e Tiranës flasin akoma për ujin dhe kanalizimet si problemet e tyre të përdithsme”, tha Basha.

Normalizimi i çmimeve në Tiranë, është një tjetër prioritet i Lulzim Bashës. Në funksion të kësaj, Basha është i vendosur të krijojë lehtësira fiskale për bizneset e Tiranës. Në një takim me shoqatën e agrobiznesit, Basha paraqiti platformen e tij, e cila parashikon krahas uljes së taksave edhe ngritjen e tregjeve me kushte optimale ndërtimi, një qendër panairesh , licensim dhe ndërtim të thertoreve, etj.

“Bashkia do t’ju ndihmojë, unë do t’ju ndimoj, do të thjeshtojë taksat do ti ul ato që mbeten, do t’i kthej shumë më shumë para të cilat sot nuk dihen se ku përfundojnë. Jo vetëm kaq do t’u ofroj shërbime që ju mos të harxhoni para ekstra për aktivitetet tuaja. Dhe kërkoj që kjo të reflektohet në normalizimin e çmimeve në qytetin tonë sepse kjo i shërben interest e qytetarëve. Thertorja do të jetë një realitet i licensuar brenda dy muajve të parë, do jepet me koncesion në mënyrë të organizuar industrisë së mishit. Jam i vendosur që të përparësoj projektin e ndërtimit të një qendre panairesh dhe konventash në bashkëpunim me sektorët privat. E vërteta është që ka tre vite që e kërkon këtë interes, por është një interes që ka rënë në vesh të shurdhër. Ne do investojmë në bashkëpunim me bizneset për të përmirësuar infrastrukturën në tregje”, tha Basha.

Duke qenë se shumë biznese shtrihen përgjatë segmentit Tirane-Vorë dhe shumica e punonjësve jane qytetarë të Tiranës, Basha parashikon krijimin e një linje urbane Tirane-Vorë e cila do të krijojë kushte të përshtatshme për punonjesit, dhe do të ndihmojë bizneset.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›