ASHR: Aeroporti të marrë masa urgjente
Autori i Lajmit: red.
Në kuadër të masave për parandalimin e gripit të derrit dhe futjes së virusit në vend, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka nisur monitorimi i udhëtarëve. Drejtori i Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, Mëhill Gecaj, tha dje se "Në këtë pikë kufitare ka një shërbim antiepidemik, me mjekë specialistë dhe me personel ndihmës, por kushtet lënë për të dëshiruar. Në bashkëpunim dhe me Policinë Kufitare dhe me shërbimin e aeroportit Nënë Tereza merret një informacion i detajuar mbi pasagjerët si dhe janë marrë numrat e kontaktit të tyre". ASHR ka marrë masat edhe në bashkëpunim dhe me Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, që në rastet e konstatimit të rasteve, të ndërmerret menjëherë izolimi i tyre i mundshëm. Gecaj tha se "nuk ka asnjë rast të konstatuar dhe tashmë po shpërndahen të gjitha fletëpalosjet dhe udhëzimet përkatëse dhe në qendrat shëndetësore, si dhe në të gjitha institucionet shëndetësore". Drejtori i ASHR-së kërkoi nga Aeroporti i Rinasit marrjen e masave urgjente për vendosjen e ambienteve të karantinës për raste të tilla, apo raste të tjera, që kanë të bëjnë me hyrjen apo daljen e pasagjerëve, dhe të marrë masa urgjente për ta realizuar këtë". Ky virus nuk transmetohet nga ngrënia e mishit të derrit apo produkteve të tij. Në rastet e transmetimit nga njeriu tek njeriu, më parë transmetimi ndodh nëpërmjet kontaktit të ngushtë dhe rrugëve ajrore.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2009