E Shtunë, 31 Tetor 2026

Endi Mërrej mund në finale Rafael Nadal

Japan Open njeh mbretin e ri. Skocezi mposht spanjollin me rezultatin 2-1, duke përmbysur disavantazhin

Endi Mërrej ka fituar titullin kampion në turneun Japan Open, duke mundur në finale 2-1 me sete (3-6 6-2 6-0) Rafael Nadal. Sukses i rëndësishëm për tenistin britanik, ndërsa dështimi në turneun japonez ka thelluar akoma më shumë krizën e spanjollit që pas humbjes në finalen e US Open, regjistron një tjetër disfatë ndaj një rivali të drejtpërdrejtë. Nadal e nisi shumë mkirë ndeshjen, duke fituar setin e parë me shifrat 6-3, por pritshmëria për një dominim të spanjollit do të kthehej në një zhgënjim për të gjithë tifozët e tij. Nuk dorëzohet Murrey, i cili do të kthehej me një lojë shumë të saktë në dy setet e fundit. Britaniku do të barazonte pas fitores 6-2 në setin e dytë, ndërsa do të dominonte totalisht në setin final. Asnjë game për Nadal, që do të dorëzohej përballë agresivitetit të rivalit të tij. Titulli kampion në Japoni është i dytë i fituar nga Endi Murrey brenda vetëm një jave, pas triumfit në turneun e tenisti për meshkuj të zhvilluar në Bankok. Suksesi në finalen e Tokios i lejon tenistit britanik të ngushtojë diferencën me Nadal në renditjen e përgjithshme botërore, ndërsa spanjolli tani rrezikon edhe vendin e dytë, pasi përpara pak muajsh i dorëzoi raketën numër një tenisit serb Novak Xhokoviç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›