E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xavi: Messi, një nga më të mirët në histori

Lionel Messi vazhdon të marrë lavdërime nga bashkëlojtarët e tij te Barcelona, ndërsa kësaj radhe është Xavi Hernandez që pohon se argjentinasi është lojtari më i mirë në planet.

“Nuk dyshoj se Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe njëri nga më të mirët në histori”.

“Ne kënaqemi me lojën e tij, në fushë dhe jashtë fushe, dhe është e mahnitshme ajo që bën ai”.

“Messi është shumë modest, një bashkëlojtar i shkëlqyer dhe një pikë referimi për Barcelonën”, ka thënë mjeshtri i mesfushës për TV3.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›