Maradona poshtërohet 5-0, por kërkon falje
Diego Maradona i ka kërkuar falje tifozëve të Al Vasl pas humbjes katastrofale të ekipit me rezultatin e thellë 5-0 nga rivali Dubai, në Etisalat Cup. Legjenda e Argjentinës, aktualisht trajner i skuadrës Al Vasl nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është zotuar se skuadra e tij do të vazhdojë përpara, pavarësisht disfatës së rëndë. “Është vetëm një pengesë në rrugën tonë. Sezoni është i gjatë dhe kjo ishte vetëm një ndeshje. Megjithatë, iu kërkoj falje tifozëve”, tha ai. Maradona pranoi se bëhej fjalë për një “humbje të madhe” pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, por tha se është koha për të shikuar përpara. Al Vasl ka konfirmuar “besimin e plotë” ndaj Maradonës, i cili ishte përzgjedhës i Argjentinës në Kampionatin Botëror 2010, ku u eliminua në çerekfinale nga Gjermania, me rezultatin të thellë 4-0.