Endira Bushati kryetare e re e KKRT
Autori i Lajmit: Redaksia
Endira Bushati është kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit. Bushati do të zëvendësojë në këtë post Mesila Dodën e cila është zgjedhur deputete. Gjatë votimit në seancën e djeshme plenare ajo mori 69 vota pro. Bushati është nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ndërkohë që ka qenë shefe e kabinetit të Ilir Rusmalit në kohën që ai ishte zëvendëskryeministër. Po dje Kuvendi ka miratuar si anëtare të Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve dhe Suela Mustën ndërsa ka shkarkuar nga kjo detyrë Detar Hysin. Kandidatura e Mustës mori 73 vota pro. Gjatë seancës së djeshme plenare, jashtë rendit të ditës deputetët diskutuan çështje si marrëveshja e kufirit detar me Greqinë, konflikti mes Ministrisë së Transporteve, Punëve Publike dhe Bashkisë së Tiranës mbi një truall në qendër të kryeqytetit, zbatimi i ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, bojkoti i grupit parlamentar socialist, incidenti ndaj gazetarit Mero Baze, investimet publike në Korçë, etj. Gjatë këtyre diskutimeve Kryetarja e Kuvendit përsëriti thirrjen për hyrjen e deputetëve socialiste në Kuvend duke theksuar se mazhoranca dhe lidershipi i saj do të kenë gjithë fleksibilitetin për të shfrytëzuar mundësitë që krijon ligji e kushtetuta në plotësimin e kërkesave të opozitës.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2009