Qeveria kthen truallin në qendër të Tiranës në pronë publike
Autori i Lajmit: Redaksia
Këshilli i Ministrave ka vendosur të kthejë truallin në qendër të Tiranës në listën e pronave publike. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani gjatë seancës parlamentare u shpreh se janë verifikuar të gjitha hartat dhe dokumentacioni, dhe ka qenë pikërisht Ministria e Drejtësisë ajo që i ka paraqitur Qeverisë këto fakte të mbledhura, të cilat sipas Nishanit dhe njëherë vërtetojnë se prona është publike dhe se dokumentacioni është falsifikuar. “Ministria e Drejtësisë iu drejtua Këshillit të Ministrave për ti kërkuar që të anulohet vendimi i mëparshëm, po i Këshillit të Ministrave pasi nuk kishte asnjë bazë ligjore dhe hartografike, mbi të cilën ngrihej pretendimi i subjektit për pronën e tij, e aq më tepër që një pronë në kufij të falsifikuar ta kompensonte me një truall tjetër shteti, me një pronë tjetër publike. Mbi këtë bazë Qeveria vendosi të revokojë vendimin e mëparshëm dhe ta rikthej truallin në qendër të Tiranes, në fondin e pronave shtetërore”, - tha Nishani.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2009