E Shtunë, 31 Tetor 2026

Endri Pema emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

Dje prezantimi i zëvendësuesit të Përparim Dervishit

TIRANE - Është emëruar dje Endri Pemen, në postin e drejtorit të ri të Doganave, në vend të Përparim Dervishit i shkarkuar me vendim të Kryeministrit mbrëmjen e së mërkurës. Emërimi i drejtorit të ri të doganave është prezantuar nga zëvendësministri i Financave, Florian Mima. Para se të merrte këtë emërim, Endri Pema punonte si zyrtar i lartë në Drejtorinë e Doganave. Vendimin e shkarkimit të Dervishit, Mima e ka motivuar dje me faktin e rënies së të ardhurve nga doganat.
Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të doganave, ai ka kërkuar që doganat duhet të kenë marrëdhënie më të mira me biznesin. Drejtori i sapo emëruar Pema, ka kërkuar masa të rrepta në këtë drejtim, duke nënvizuar se do të ketë punë më fiktive. “Targeti im do të jetë rritja e performancës. Kërkoj më shumë punë nga punonjësit”, tha Pema në fjalën e tij me këtë rast.
Vetë ish-drejtori i Doganave, Përparim Dervishi theksoi se ndryshimet janë të mirëpritura, ndërsa vlerësoi reformat e kryera gjatë kohës që ai qëndroi në krye të kësaj drejtorie. Ish-drejtori Dervishi theksoi se ndryshimet sjellin rezultate, për të shtuar se në dogana ishte ndërmarrë reforma por në 2009, nisi të ndihej kriza ekonomike, gjë që vështirësoi aty punën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›