E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu në Berat: Koalicioni i djathtë i ka përmbushur premtimet e tij

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, theksoi të mërkurën në mbrëmje në qytetin e Beratit, se koalicioni i djathtë i ka përmbushur premtimet e dhëna ndaj qytetarëve. I pranishëm në çeljen e fushatës elektorale në rrethin e Beratit, ku u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputet të PR-së për këtë rreth, Mediu tha se  "koalicioni i djathtë në katër vitet e qeverisjes i ka  përmbushur premtimet e tij ndaj shqiptarëve, të cilët ishin të bindur se vetëm një qeverisje e djathtë do të ndërtonte institucionet demokratike, do të luftonte kundër krimit  të organizuar e korrupsionit  dhe do të sillte zhvillimin ekonomik. Kryetari i PR, Fatmir Mediu, akuzoi Ramën se po mashtron elektoratin e tij dhe gjithë shqiptarët me një program dhe filozofi falso. Sipas tij, programi i politikave të reja të PS është një demagogji  pa bosht që edhe vetë Rama nuk e kupton.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›