E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit kërkon ligj të ri për faljen e të dënuarëve

Zyra e Avokatit të Popullit ka rekomanduar së fundmi hartimin e një projekt-ligji të ri “Për Faljen” e të dënuarve, mbështetur në standartet bashkohore. Sipas rekomandimit të bërë publik nga Zyra e Avokatit të  Popullit, miratimi i një ligji të ri bashkëkohor "Për Faljen" do të ishte një hap i rëndësishëm, sidomos për të siguruar transparencën e duhur nga autoritetet përkatëse. Ky Institucion sugjeron një ligji  të ri, ku të përcaktohen qartë subjektet  që kanë të drejtë të bëjnë propozimin për fajlen e të dënuarve, kriteret që duhet të plotësojë një i dënuar për të pasur të drejtën e faljes pjesërisht apo tërësisht, dokumentacionin që duhet të plotësojë organi që  ka të drejtën e propozimit të faljes si dhe proceduren e shqyrtimit të saj. Për Avokatin e Popullit, ligji "Për Faljen" është i vjetëruar në kohë dhe  nuk përcakton kriteret që duhet të plotësojë çdo i dënuar për të pasur të drejtën e faljes, siç mund të jenë lloji i veprës penale, mosha, gjinia, gjendja shëndetësore, familjare etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›