E Diel, 1 Nëntor 2026

Thagma/Rama premton në Lazarat atë që kryeministri Berisha e përmbushi brenda këtij mandati

Kreu i PS kërkon pensione për emigrantët në Greqi, Karamanlis pritet ta jetësojë gjatë vizitës në Tiranë

TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama premton se do të realizojë në fundin e mandatit të tij të parë qeverisës lidhjen e marrëveshjeve me Italinë e Greqinë për pensionet e mijërave emigrantëve shqiptarë që prej vitesh jetojnë e banojnë në vendet fqinje, kur në fakt me Athinën një marrëveshje e tillë mund të përmbyllet pas 10 ditësh gjatë vizitës 2-ditore zyrtare që do të zhvillojë në Tiranë, kryeministri grek Kostas Karamanlis.
Përpos premtimit të Edi Ramës, një gjë e tillë është kërkuar nga kryeministri Sali Berisha gjatë vizitës që shefi i qeverisë shqiptare zhvilloi në Athinë në shtator të vitit 2006. Gjatë takimit me homologun e tij Karamanlis, Berisha i kërkoi qeverisë greke që të marrë në konsideratë çështjen e pensioneve të shqiptarëve që punojnë në Greqi, kërkesë që është pranuar nga kryeministri Karamanlis duke bërë të ditur asokohe marrjen e masave për zgjidhjen e këtij problemi. Karamanlis do të theksonte se qeveria greke do ta shikojë me kujdes këtë kërkesë, duke pranuar që emigrantët shqiptarë kanë dhënë një kontribut të ndjeshëm qoftë me punën e tyre, ashtu dhe me të ardhurat në formën e sigurimeve shoqërore.
Kryeministri i Greqisë zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë në datat 26-27 ku pritet nënshkrimi i një sërë marrëveshjeve me rëndësi, ku njëra prej tyre duket se do të jetë edhe ajo e marrëveshjes për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›