E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE e UN s'hulumtojne humbjen e 60 milioneve

Nga Bruno Waterfield

Gazeta "The Daily Telegraph" ka mesuar se ka prova per hajni, marrje ryshfeti qe jane shtrire kryesisht neper tendere qe jane financuar nga BE e te cilat pastaj jane zbatuar ne praktike nga Misioni i KB-ve ne Kosove (UNMIK) nga viti 1999 deri me 2008 qe kane te bejne me Korporaten Energjetike te Kosoves dhe Aeroportin e Prishtines

Fondet e BE-se per "rikonstruktim ekonomik" qe jane dhene si ndihme per te ndihmuar - paraqesin se paku 11 skandale qe perfshin 12 raste ne aktivitete kriminale dhe 27 shembuj ku pretendohet shkelja rregullave te kontratave dhe nepotizem. Puna e njesise per hulumtim Task-Force nga UN, e cila perfshin edhe perfaqesues te larte, zyren anti-mite te BE-se, ka perfunduar ne korrik te vitit 2008. Gazeta ka pare dokumente te brendshme te cilat konkludojne qe "veprimet qe do merren nuk do te paralajmerohen".

Akuzat per "mite te mundshme dhe parregullsi" rrethohen me "shmangie nga pretendimi" te fondeve qe vlejne 58.7 milione funta per "dy kontrata kryesore" qe kane te bejne me Korporaten Energjetike te Kosoves (KEK).

Nje shef i emeruar nga UNMIK si shef ekzekutiv i KEK-ut eshte shpallur fajtor nga gjykata gjermane bazuar ne hulumtime te BE-se. Tani per tani ai eshte duke vuajtur denimin me tri vjet e gjysme burgim.

Provat per mite dhe "parregullsi" po ashtu jane zbuluar ne kontratat per projekte ndertimore qe llogariten te jene kater milione euro per Aeroportin e Prishtines.

Nje rast involvon edhe "veprimet mashtruese per abuzim ne procese te tenderimit" per konstruktimin e nje terminali ne aeroport ne vlere prej 2.3 milione eurosh. Hulumtimet e KB-se rekomandojne nje "investigim kriminal" por kjo duket se eshte hedhur poshte.

Rastet e tjera involvojne perfshirjen ne vjedhje ne tatime nga ngarkesat ajrore, perfshirjen ne ryshfete per punesim ne aeroport dhe ankesat per "vjedhje dhe korrupsion" qe kane te bejne me grumbullimin e tatimeve nga administrata dhe pranimet zyrtare qe po ashtu duket se jane mbyllur si dosje. Duke pare shpalljen e pavaresise se Kosoves vitin e kaluar, zyrtaret e Kombeve te Bashkuara kane konkluduar se tani "ata nuk kane pergjegjesine per t'i monitoruar keto aktivitete".

Zyrtaret e Komisionin "vazhdimisht kane ngritur shqetesimin" per veprimet e UNMIK dhe autoriteteve te Kosoves. "Komisioni vazhdon qe te ngrit keto shqetesime me autoritetet e Kosoves dhe kerkojne qe ata te qartesojne hapat qe do te merren", ka thene nje zedhenes.

Skandali ve ne pyetje shumen prej 891 milione funteve qe BE nepermes kanaleve te tyre i ka investuar ne Kosove nepermes Kombeve te Bashkuara dhe Bankes Boterore. Parlamenti Evropian ka kercenuar se do t'ia bllokoj parate e BE-se per KB-ne deri sa te behet nje hulumtim i pershtatshem i shumes dhe parave qe jane shpenzuar. "Parlamenti duhet te kete prova sigurie ne menyre qe te jete i gatshem te pranoj te deponoj me miliona euro te tjera qe ju jepen organizatave nderkombetare", thuhet ne nje leter konfidenciale te Komisionit Evropian. Komiteti per kontroll te buxhetit te Parlamentit ka kerkuar qe komisioni qe ka bere financimin e projekteve te KB-se nuk ka pasur ne dore xhirollogarite dhe nuk jane kontrolluar nga auditoret evropian. "Ne nxitim komisionin qe ne te ardhmen mos te financoj kur ka dyshime ne perputhshmeri me strukturen dhe procedurat qe jane ndjekur", shkruan ne leter.

Chris Heaton-Harris, nje konservativ nga MEP ne komitetin per buxhet parlamentar, ka thene se ai eshte i shqetesuar qe "parate e taksapaguesve britanike, ne menyre te vazhdueshme jane shperlare nepermes institucioneve jo llogaridhenese dhe kane perfunduar ne xhepat e krimineleve dhe mashtruesve". "Padyshim se kjo eshte me shume se skandal: fakti qe kjo ka ndodhur ne radhe te pare apo fakti qe institucionet e involvuara jane shume te lumtura qe kane varrosur kete tregim, flet shume", ka thene ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›