E Shtunë, 31 Tetor 2026

"SHBA ndikon ne integrimin e Ballkanit ne BE"

INTERVISTA/ Gordon Bardos, ndihmesdrejtor ne Institutin Hariman te Universitetit Kolumbia ne Nju Jork, komenton viziten e afert te zv/presidentit amerikan Xho Bajden ne Ballkan

Vizita e ardhshme e zv/presidentit amerikan Xho Bajden (Joe Biden) ne Ballkan eshte pozitive dhe tregon vemendjen qe po i kushton Uashingtoni ketij rajoni. Keshtu shprehet per VOA, Gordon Bardos, ndihmesdrejtor ne Institutin Hariman te Universitetit Kolumbia ne Nju Jork. Bardos, i cili eshte ekspert per Evropen Juglindore thote se eshte e rendesishme qe administrata e re amerikane ta kuptoje se sfidat e Ballkanit tani jane shume me te ndryshme sec ishin ne vitet '90.

Zevendespresidenti amerikan Xho Bajden do te vizitoje Ballkanin kete muaj. Cfare mund te pritet nga vizita e tij, nje ripohim i politikave te meparshme apo nje fokus te ri per kete rajon?

Mendoj se eshte dicka pozitive qe zv/presidenti Bajden do te vizitoje Evropen Juglindore qe ne fillimet e punes se administrates se re. Eshte shenje e mire qe me gjithe lufterat ne Afganistan dhe Irak dhe krizen ekonomike globale, politikanet ne Uashington po i kushtojne vemendje ketij rajoni. Megjithate, do te jete interesante te shihet se sa e informuar eshte administrata e re me zhvillimet ne Evropen Juglindore. Dhe me kete dua te them se njerez si Ricard Holbruk i cili eshte kthyer ne Departamentin e Shtetit, sekretarja e shtetit Hillari Klinton dhe Xho Bajden te gjithe kane qene shume aktive ne formulimin e politikes per Ballkanin ne vitet '90. Do te jete interesante te shihet nese e kuptojne realitetin e ri dhe sfidat e reja me te cilat perballet ky rajon, apo nese do te jene si gjeneralet qe luftojne luften e fundit duke u bazuar ne te kaluaren. Problemi tani ne Ballkan nuk jane me lufterat apo njerez si Milloshevici, Tuxhmani apo Izetbejgovici, por ndertimi i institucioneve demokratike, i tregjeve te qendrueshme ekonomike dhe integrimin euro-atlantik te vendit. Keto jane gjera shume te ndryshme nga problemet e 10 viteve me pare dhe shpresoj qe ata ta kuptojne kete.

Kohet e fundit ne Uashington ka qarkulluar ideja e nje perfaqesuesi te posacem amerikan per Ballkanin. C'mendoni ju per kete dhe a do ta rriste kjo rendesine e rajonit ne politikat e Departamentit te Shtetit?

Varet. Ne pergjithesi mendoj se eshte gabim te kete shume diplomate per nje territor kaq te vogel, sepse kjo do krijonte gara burokratike mbi pergjegjesite qe do te kishte secili. Pastaj, ata mund te punonin me objektiva te ndryshme, amerikanet nga njera ane dhe evropianet nga ana tjeter. Rajonit i duhet kushtuar vemendje te madhe. Madje une jam nje nga ata njerez qe perkrah idene e rritjes se pranise ushtarake amerikane ne Bosnje Hercegovine, Kosove etj, per t'u treguar ekstremisteve se komuniteti nderkombetar dhe sidomos Shtetet e Bashkuara nuk do te lejojne kthimin tek dhuna. Por pervec kesaj, krijimi i nje posti burokratik nuk me duket i nevojshem per zgjidhjen e problemeve ne Evropen Juglindore.

Per sa u perket marredhenieve SHBA-Rusi, a mund te pritet ndonje ndryshim ne politiken e Moskes ndaj Kosoves me administraten e re te presidentit Obama?

Shume njerez kane filluar te mendojne nese Moska do ta ndryshoje qendrimin e saj ndaj Kosoves. Personalisht, nuk mendoj se kjo do te ndodhe, te pakten per sa kohe qe zoti Putin dhe Medvedev jane ne pushtet. Me vone nuk di se c'mund te ndodhe. Vladimir Putin ka investuar nje pjese te madhe te besueshmerise se tij personale tek ceshtja e Kosoves dhe do te ishte e veshtire qe ai te ndryshonte rruge tani. Por ka pervec arsyeve politike edhe arsye kulturore, tradicionale dhe fetare. Prandaj nuk shoh ndonje mundesi qe Moska ta ndryshoje politiken e saj ne lidhje me pavaresine e Kosoves.

Kush mendoni se duhet te udheheqe politiken per Kosoven, pervec udheheqesve lokale, Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian?

Mund te jete shume heret qe komuniteti nderkombetar te terhiqet nga Kosova dhe t'i lere serbet dhe kosovaret t'i zgjidhin vete punet e tyre. Ne Kosove komuniteti nderkombetar ende ka nje rol te rendesishem per te luajtur ne ruajtjen e paqes dhe stabilitetit atje.

Duke pasur parasysh se Evropa mund te mbetet lehte peng e gazit rus, a nuk do te ishin Shtetet e Bashkuara me te pavarura ne udheheqjen e politikes per Kosoven?

Ne kete pike nuk e di nese Shtetet e Bashkuara jane ne gjendje te diktojne zhvillimet ne Ballkan ne menyre pozitive duke marre parasysh krizen financiare, luften ne Afganistan dhe Irak dhe nismat e tjera qe ka ndermarre administrata Obama. Nuk e di nese Uashingtoni eshte ne pozite t'i tregoje Evropes dhe Rusise se cfare duhet te ndodhe ne Evropen Juglindore. Por ajo qe mund te bejne Shtetet e Bashkuara eshte te ndihmojne vendet e Ballkanit ne integrimin evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›