E Hënë, 2 Nëntor 2026

Endrra celularësh

18/05/2005  “Shkëputja” e gjigandit gjerman të celularëve, Siemens

Një herë e një kohë. Siemens kishte vizione të pushtimit të tregut të celularëve. Tani, sektori i tyre i telefonave celularë është me serume dhe humbet 1 milion euro në ditë. Kompania është vënë dëshpërimisht në kërkim të një blerësi

Ka ndodhur që një produkt i tillë tregu të ketë humbur kaq shpejtë shkëlqimin brenda perandorisë së Siemensit. Edhe analistët, apo specialistët e industrisë, janë të habitur nga rënia e shpejtë e biznesit. “Në fakt, thotë Roland Pitz, analist në Hypo Vereinsbank, “Siemens nuk ka bërë ndonjë gabim të madh”

Në vitin 2000, drejtori i atëhershëm i Siemens, Heinrich von Pierer, bëri një deklaratë thuajse luftarake: “Ne do të pushtojmë botën e telefonisë celulare”. Në të vërtetë, Pierer, përgjithësisht diplomatik i rezervuar, shkoi deri atje sa të deklarojë se kishte besim që kompania, që drejtonte, do të merrte udhëheqjen, duke lënë pas Nokian, Motorolan dhe Eriksonin.

Megjithatë, sot, deklarata të tilla i takojnë të kaluarës. Për muaj të tërë, pjesa e industrisë celulare te Siemens, dikur 10%, ka rënë ndjeshëm. Dhe po përkeqësohet: gjigandi i teknologjisë së lartë me qendër në Mynih ka humbur thuajse një milion euro në ditë në telefonat e tij të vegjël celularë. Pasardhësi i Pierer, Klaus Kleinfield, është vënë dëshpërimisht në kërkim të një partneri, apo edhe një blerësi, për sektorin që po lufton me vdekjen.

Ndonëse një numër delegacionesh të Siemens janë tashmë në bisedime me kompani në Azi dhe SHBA, negociatorët ende nuk kanë gjetur një marrës. Kjo mungesë suksesi ka çuar në rritje të shqetësimeve mes punëtorëve në sektorin e celularëve, se mos Kleinfeld, duke iu përgjigjur trysnisë së tregut, do të vendosë të mbyllë sektorin për të cilin dikur ishin krenarë.

Rrallë ka ndodhur që një produkt i tillë tregu të ketë humbur kaq shpejtë shkëlqimin brenda perandorisë së Siemensit. Edhe analistët, apo specialistët e industrisë, janë të habitur nga rënia e shpejtë e biznesit. “Në fakt, thotë Roland Pitz, analist në Hypo Vereinsbank, “Siemens nuk ka bërë ndonjë gabim të madh”. Një drejtues gjerman i Nokias beson se “në fund të fundit, mund të ketë qenë një kombinim i hapave të gabuar, arrogancës, keqllogaritjeve dhe përjashtimeve”. Në të vërtetë, gabime të tillë kanë qenë shumë të paktë.

Sa për t’ia filluar, Siemens hyri me vonesë në biznesin lulëzues në vitet nëntëdhjetë. Vetëm në 1993, pasi pioneri i telefonave pa kabëll, Motorola dhe finlandezi Nokia kishin ndarë pjesë të mëdha të tregut global, Siemens nisi prodhimin, duke prodhuar 300 000 aparate në vitin e parë.

Një herë e një kohë, Siemens shpresonte të ishte lider i tregut në telefoninë celulare. Tani, ata kanë vetëm 7.2 për qind. Teksa kërkesa për telefonë celularë shkoi në qiell, edhe ata që kishin filluar me vonesë u bënë në gjendje të arrijnë shifra mbresëlënëse në shitje. Një mentalitet prej gërmuesish floriri nisi të rrënjoset mes drejtuesve të Siemens në Mynih, duke i bërë të parashikojnë shitje prej 60 milionë aparatesh vetëm në vitin 2000 – një shifër që kompania nuk e ka arritur as sot e kësaj dite.

Veç kësaj, drejtuesit e Siemens duket se nuk e kanë kuptuar faktin që rrënjët e suksesit të tyre janë pikësëpari në Gjermani, ku kompania ka patur tradicionalisht marrëdhënie të shkëlqyera me Deutsche Telekom dhe të tjerë operatorë rrjeti. Këto marrëdhënie të rëndësishme nuk ekzistojnë dhe aq shumë në Azi dhe SHBA, duke i shkaktuar kompanisë probleme në tregjet joevropianë.

Për më tepër, shijet e konsumatorëve kanë ndryshuar në vitet e fundit. Në vend të produkteve të përparuar teknologjikisht, konsumatorët janë bërë gjithnjë e më të interesuar në telefonat më pak të shtrenjtë që zëvendësohen lehtësisht me modele të rinj në ciklet gjithnjë në shkurtim të jetës, duke e transformuar celularin në një aksesor mode.

Siemens e kapi menjëherë tendencën e re, duke krijuar celularët e vet “Xelibri”, që u dizenjuan për t’u shitur në butikë, ashtu si edhe bizhuteritë. Por kjo përpjekje rezultoi një veprim i kushtueshëm dhe aspak i suksesshëm. Aparatet ekstravagantë ishin shumë pak të përshtatshëm për konsumatorët normalë.

Ndërkohë, drejtorët e kompanisë në Mynih injoruan tendencat e tjera. Telefonët me kapak, me të cilët Samsung dhe LG kanë arritur shifra të jashtëzakonshme fitimi, kanë qenë për një kohë të gjatë të padisponueshëm te Siemens. Kur erdhi puna te telefonët me kamera, Siemens u nis për kamera të vogla e të jashtme, ndërkohë që konkurrentët i kishin integruar ato brenda aparateve celularë që shisnin.

Në biznesin shumë të shpejtë të telefonisë celulare, në të cilin prodhues si Samsung dhe Nokia nxjerrin deri në 80 modele të rinj në vit në tregun global, një vonesë nga tre deri në katër muaj kushton sa një përjetësi. Produktet jashtë mode ndikojnë gjithashtu në çmime, dhe bilanci aspak mbresëlënës i Siemens ka pasqyruar pikërisht këtë rënie të çmimeve.

Si për t’i përkeqësuar gjërat, gabimet në kompjutera detyruan Siemens të rithërriste një linjë të re celularësh, duke bërë që t’i largohen edhe klientët më besnikë, operatorët e rrjetit. Veç klientit kryesor Deutsche Telekom, Vodafone dhe kompania holandeze KPN, kompania mëmë E-plus nisi të zvogëlojë porositë për Siemens.

Si rezultat, kompania u kalua nga LG dhe SonyEricsson, një shoqëri e përbashkët, që ka patur edhe ajo problemet e veta në tremujorin e parë të vitit 2005. Me një pjesë prej 5.4 për qind në treg, ish- konkurrenti ka rënë në vendin e gjashtë, për momentin.

Për të ndalur rënien, Siemens nuk po dridhet as përpara ndërmarrjes së hapave më ekstremë – shitjes së celularëve të vegjël përmes gjigandit gjerman të kafesë, Tschibo. Gjatë javës së parë të majit, Siemens po shiste modeline ri MC 60 për vetëm 60 euro në dyqanet e Tschibo. Në çmim përfshihet një kartë e parapaguar që ka brenda 10 euro bisedë. Duket se kjo po funksionon. Telefoni me kamera, normalisht dy herë më i kushtueshëm, u shit brenda vetëm pak ditëve.

Konkurrenca “e egër”

Në biznesin shumë të shpejtë të telefonisë celulare, në të cilin prodhues si Samsung dhe Nokia nxjerrin deri në 80 modele të rinj në vit në tregun global, një vonesë nga tre deri në katër muaj kushton sa një përjetësi. Produktet jashtë mode ndikojnë gjithashtu në çmime, dhe bilanci aspak mbresëlënës i Siemens ka pasqyruar pikërisht këtë rënie të çmimeve.

Si për t’i përkeqësuar gjërat, gabimet në kompjutera detyruan Siemens të rithërriste një linjë të re celularësh, duke bërë që t’i largohen edhe klientët më besnikë, operatorët e rrjetit. Veç klientit kryesor Deutsche Telekom, Vodafone dhe kompania holandeze KPN, kompania mëmë E-plus nisi të zvogëlojë porositë për Siemens.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›